spot_img
10.7 C
Pristina
07/10/2025

Kaq e pati! Nicole Kidman dhe Keith Urban po divorcohen

Aktorja australiano-amerikane Nicole Kidman dhe muzikanti Keith Urban po divorcohen pas 19 vitesh martesë.

Ata u panë për herë të fundit së bashku në publik në qershor të këtij viti, gjatë një ndeshjeje të Kupës së Botës për Klube të FIFA-s midis Los Angeles FC dhe Esperance Sportive de Tunis, shkruan nzoom.biz.

Ekspertët e gjuhës së trupit vënë re se që atëherë marrëdhënia e tyre nuk dukej si më parë. Louise Mahler nga Daily Mail tha se Nicole dukej e tensionuar dhe se Keith shpesh shikonte diku tjetër, ndërsa ajo e ndiqte me sy.

Scott Taylor shtoi se paraqitja e tyre e fundit ishte më e ftohtë se ato të mëparshmet, duke vërejtur mungesën e emocioneve të vërteta dhe ndryshimin në shprehjet e fytyrës.

Sipas një burimi për Page Six, Kidman kishte përpjekur ta shpëtonte martesën, por përpjekjet nuk patën sukses. Ata jetojnë të ndarë që nga fillimi i verës. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news