Shqipëria do të luajë kundër Serbisë më 11 tetor në ora 20:45 në stadiumin e Leskovacit, në një ndeshje kyçe për rrugëtimin e kualifikimeve.
Trajneri Silvinjo ka shpallur listën me 25 lojtarë dhe ka theksuar se sfida është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe kërkon përqendrim 100%, njofton nzoom.biz.
Ai shpjegoi mungesat e disa lojtarëve si Seferi, Gripshi, Mehmeti, Muçi dhe Berisha, duke theksuar se janë bërë zgjedhje strategjike për momentin dhe për shkak të dëmtimeve. Për Ismajlin, vendimi për pjesëmarrjen do të merret pas vlerësimit të mjekëve.
Silvinjo beson tek ekipi dhe theksoi rëndësinë e përqendrimit gjatë 90 minutave:
“Skuadra e Serbisë është e fortë, futbolli luhet 90 minuta. Duhet të japim maksimumin.”
Ai gjithashtu shtoi se ndeshja nuk është vendimtare për kualifikimin, pasi mbeten edhe dy ndeshje të tjera, por fitorja do të vendosë Shqipërinë më afër objektivit të play-off-it.
Nuk do të ketë tifozë shqiptarë në Leskovac, sipas marrëveshjes paraprake. /nzoom.biz/