spot_img
10.3 C
Pristina
08/10/2025

Albina Zeneli, një ndër figurat më të dashura të ekranit, feston ditëlindjen mes urimesh dhe emocioneve

Albina Zeneli është një nga gazetaret më aktive dhe të njohura në median kosovare, e cila ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme në fushën e artit, kulturës dhe showbiz-it.

Me një përvojë mbi dhjetë vite në gazetari, ajo njihet për profesionalizmin, energjinë pozitive dhe qasjen direkte ndaj temave që lidhen me personazhet publike, shkruan nzoom.biz.

Prezantuesja sot feston ditëlindjen e po vazhdon të pranojë urime të shumta nga njerëzit e zemrës.

Albina po ashtu është themeluese e n’ZOOM Produksion, portalit nzoom.biz e po ashtu autore dhe moderatore e emisionit n’ZOOM, projekt ky i filluar në prill të vitit 2017 në kanalin zyrtar në Youtube.

Përndryshe, në tetorin e vitit të kaluar ajo u bë pjesë e stafit akademik të UBT-së, aty ku ka mbaruar studimet për gazetari në niveli Bachelor dhe Master.

Aktualisht, ajo po drejton një emision të quajtur ‘Zëri i Shkencës’ në Campus Radio. /nzoom.biz/

https://www.facebook.com/reel/24905504532394888

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news