spot_img
10.3 C
Pristina
08/10/2025

Përdor uthull të bardhë e mbroje shtëpinë nga “mysafirë të padëshiruar”

Me rënien e borës, shumë pronarë vilash jashtë qytetit përdorin një metodë të thjeshtë dhe tradicionale për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga minjtë dhe brejtësit e tjerë gjatë dimrit: uthullin e bardhë të kuzhinës.

Qetësia dhe pushimi në natyrë janë ëndrra e çdo pronari shtëpie verore, por gjatë dimrit shtëpitë tërheqin edhe “mysafirë të padëshiruar”, shkruan nzoom.biz.

Minjtë e fushës dhe ata të shtëpisë kërkojnë strehë në ambiente të ngrohta, duke u vendosur jo vetëm në dhoma, por edhe në depo, garazhe apo stalla.

Nëse nuk merren masa, pas pranverës pronarët mund të hasin probleme të tilla si erë karakteristike, dëmtime të mobilieve dhe ushqim të prishur.

Uthulla – zgjidhja e thjeshtë kundër minjve

Zgjidhja është e thjeshtë: uthulla e bardhë krijon mjedis të padëshirueshëm për brejtësit, duke i detyruar të largohen. Mjafton të vendosen ena të vogla me uthull në dhoma, bodrume dhe depo. Për efekt më të madh, mund të spërkaten sipërfaqet e bodrumit me uthull duke përdorur një shishe spërkatëse.

Për një bodrum mesatar, mjaftojnë rreth tre litra uthull. Avujt e saj largojnë me efikasitet minjtë dhe brejtësit e tjerë, duke i detyruar të kërkojnë strehë diku tjetër.

Kujdes gjatë përdorimit

Avujt e përqendruar të uthullës mund të jenë të dëmshëm për njerëzit, është e rekomandueshme përdorimi i maskës dhe syzeve mbrojtëse gjatë trajtimit.

Kjo metodë është më e përshtatshme për shtëpitë që nuk përdoren dimrit, uthulla duhet vendosur pak para largimit, ndërsa shtëpia duhet ajrosur mirë në pranverë para se të përdoret sërish. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news