spot_img
11.1 C
Pristina
10/10/2025

Rrushi: Çelësi për bel të hollë dhe energji në shtrat?

Një studim i ri ka zbuluar se rrushi mund të jetë përgjigja e lutjeve tona. Rrushi do të ngjitet në krye të listës sonë të blerjeve të ushqimit, sepse me sa duket ato posedojnë superfuqi që do të ndihmojnë në tkurrjen e belit tonë, ndërsa në të njëjtën kohë nxitin jetën tonë seksuale.

Sipas një studimi të publikuar nga Shkolla e Shëndetit Publik të Harvardit dhe Universiteti i Anglisë Lindore, rrushi dhe manaferrat e tjera mund t’i ndihmojnë njerëzit të mbajnë një peshë të shëndetshme, falë përmbajtjes së lartë të flavonoideve, njofton nzoom.biz.

Vetëm një porcion i vetëm rrushi në ditë, kjo është afërsisht një grusht, mjafton për të bërë një ndryshim. Flavonoidet janë përbërës natyralë që gjenden në fruta dhe perime dhe janë përgjegjës për t’i dhënë frutave nuancat e tyre të ndritshme që bien në sy.

Ata kanë mjaft reputacion për përmirësimin e sistemeve kardiovaskulare e nervore, dhe kanë veti antioksiduese dhe anti-inflamatore. Studimi ndoqi 124,086 burra dhe gra në SHBA për një periudhë 24 vjeçare.

Secilit pjesëmarrës iu kërkua t’i raportonte kërkuesve zakonet e tyre të jetesës, dietën, peshën dhe çdo problem shëndetësor që kishin përjetuar çdo katër vjet.

Dhe pas ekzaminimit të të dhënave, studiuesit zbuluan se një dietë që përbëhet edhe nga një sasi e vogël flavanoidësh jo vetëm që mund t’i ndihmojë njerëzit të mbajnë peshë të shëndetshme, por edhe të humbin kilogramë. Megjithatë, ata, dieta e të cilëve përbëhej nga ushqime të pasura me flavonoide, mbajtën një peshë të shëndetshme.

Përfitimet e një diete me përmbajtje të lartë flavonoide u panë edhe kur merren parasysh faktorë të tjerë të stilit të jetesës, si sasia e ushtrimeve që bënin njerëzit e zakonet e tyre të përgjithshme diete. Në lidhje me dëshirën seksuale, është treguar se ngrënia e shumë ushqimeve me flavonoid mund të ndihmojë me problemet e ereksionit. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news