Banjat janë mjedisi më i përshtatshëm për zhvillimin e mykut, pasi aty bashkohen ngrohtësia, lagështia dhe qarkullimi i kufizuar i ajrit.
Veprimet e përditshme, si dushi apo banja, lëshojnë shumë avuj që rrisin lagështinë në ajër, shkruan nzoom.biz.
Pa ventilim të mirë, kjo lagështia qëndron mbi mure, pllaka, fugat dhe tavanin e banjës. Pjesët më pak të dukshme, si qoshet apo pajisjet, pastrohen më rrallë, duke lejuar zhvillimin e mykut pa u vënë re.
Prandaj, është e rëndësishme të hapni dritaret dhe përdorni ventilatorin e nxjerrjes së ajrit.
Nëse nuk keni ventilator, ekziston një zgjidhje tjetër: ekspertja nga Express.co.uk tregon se mban dritaren e banjës hapur pothuajse 24/7 dhe pas çdo dushi pastron pllakat.
Kjo ndihmon për të hequr ujin e tepërt para se të thithet ose të qëndrojë mbi sipërfaqe, duke penguar zhvillimin e mykut.
Gjithashtu, parandalon shenjat e ujit dhe krijimin e shkallës së kalciumit, duke mbajtur sipërfaqet gjithmonë të pastra. Ky proces merr vetëm 2 minuta, dhe ekspertja thotë se nuk ka parë kurrë myk në banjën e saj, edhe pa ventilator.
Një mënyrë tjetër për të reduktuar lagështinë në shtëpi është përdorimi i një tharëse lagështie (dehumidifier), veçanërisht gjatë dimrit, kur rrobat thahen brenda. /nzoom.biz/