Vlora Nikçi ka publikuar librin e saj të dytë, titulluar Bekime dhe Mallkime, i cili është një përmbledhje e trashëgimisë gojore shqiptare.
Ky libër përmban një koleksion të pasur të shprehjeve popullore, përfshirë bekime dhe mallkime, që pasqyrojnë kulturën dhe identitetin shqiptar, shkruan nzoom.biz.
Në vitin 2025, Vlora Nikçi e prezantoi këtë libër në Nju Jork, në një ngjarje të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës, ku morën pjesë figura të njohura të komunitetit shqiptar dhe dashamirës të kulturës.
Ajo ka udhëtuar në treva të ndryshme shqiptare për të mbledhur materialin gojor që ka shërbyer si bazë për këtë botim e promovimi u bë dhe në Prishtinë.
n’ZOOM me Albina Zeneli ishte në këtë event e ju sjell një insert.
Detajet i kuptoni në videon e mëposhtme. /nzoom.biz/