Do të ishte vërtetë shumë shqetësuese momenti kur vereni një gungë të forë në gjoks.
Menjëherë mendja shkon tek diçka e rrezikshme ose në një sëmunde të pashërueshme, por në fakt gungat nuk tregojnë gjithmonë këtë, shkruan nzoom.biz.
Ka një sërë arsyesh përse ato shfaqen dhe janë jokanceroze.
1. kur gjinjtë janë të fortë
Gratë me gjinj më të fortë kanë më shumë inde lidhëse, më pak inde yndyrore. Dy të tretat e grave para menopauzës dhe një e katërta e femrave pas menopauzës kanë inde të forta të gjirit. Shpesh në një mamografi kjo mund të jetë e vështirë për t’u dalluar dhe i bën mjekët të dyshojnë për kancer. Ndaj në këto raste kërkohet një kontroll më i shpeshtë.
2. Kur keni tumor jo kanceroz
Gungat shfaqen kur në gjinj ka prani të tumorit, por tumoret jo gjithmonë janë kanceroze. E mira është që vazhdimisht të kryeni kontrolle të herëpas herëshme.
3. Kistet
Nëse janë të pranishme në gjinj indet e tyre do të pësojnë ndryshime, por nuk parashikohet asgjë e rrezikshme. Ndryshimet e gjirit fibriocistik prekin 60 për qind të grave, pra është më e zakonshme nga se mendoni. Duhet të keni kujdes me ushqimet që konsumoni dhe për fat të mirë ato mund te zhduken nëse kufizuar kafeinën dhe nikotinën.
4. Menstruacionet
Ndryshimet hormonale gjatë ciklit menstrual ose edhe shtatzënisë shkaktojnë fryrje dhe forcim të gjoksit. Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, është normale të ndjesh gunga dhe gjatë ciklit menstrual në sajë të lëngjeve shtesë në gjoks për shkak të hormoneve. /nzoom.biz/