spot_img
11.9 C
Pristina
14/10/2025

Mos e lufto stresin, përdore! Si ta ktheni ankthin në energji pozitive?

Shumica e këshillave për menaxhimin e stresit janë të pasakta, shpesh na thuhet të përqendrohemi te vetja – të meditojmë, të ecim apo të pushojmë.

Por, sipas fiziologes së stresit Rebecca Heiss, e cila ka studiuar mbi 750 amerikanë, 58% e njerëzve stresohet edhe më shumë kur përpiqen ta kontrollojnë stresin, njofton nzoom.biz.

Studimet tregojnë se shumica e programeve të mirëqenies nuk japin rezultat, përjashtim bëjnë ato që nxisin bamirësinë dhe vullnetarizmin, që e përmirësojnë. Arsyeja qëndron te oksitocina, hormoni që na motivon të lidhemi me të tjerët.

Stresi, është përvojë shoqërore, jo diçka që duhet përballuar vetëm.

Heiss e quan këtë “trampolina e stresit”, përdorimi i energjisë për të bërë diçka të mirë për të tjerët. Në vend që të tërhiqeni kur jeni nën presion, ndihmoni një koleg, bëhuni vullnetar, ose mbështesni një mik që po kalon vështirësi.

Ndihma ndaj të tjerëve aktivizon qendrat e shpërblimit në tru dhe ul ndjenjën e stresit, kjo sjell marrëdhënie më të forta, performancë më të lartë e ndjenjë më të madhe qëllimi.

Herën tjetër që ndjeni stres, mos u përpiqni ta shtypni. Përdoreni si energji për të bërë diçka të mirë për dikë tjetër, sepse ndonjëherë, kura më e mirë për stresin tuaj është ndihma që i jepni të tjerëve. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news