spot_img
11.9 C
Pristina
14/10/2025

Rritet vlera e futbollistëve kosovarë te Hoffenheim, Asllani arrin në 18 milionë euro

Shkëlqimi i futbollistëve kosovarë në kampionatet evropiane po vazhdon me ritëm të lartë, dhe një nga shembujt më të mirë vjen nga Bundesliga.

Treshja dardane e Hoffenheimit – Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari – po mahnit me paraqitjet e tyre, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe skautëve ndërkombëtarë, shkruan nzoom.biz.

Sipas përditësimeve nga “Transfermarkt”, dy prej lojtarëve përjetuan rritje të konsiderueshme të vlerës, si rezultat i formës së shkëlqyer që kanë treguar javët e fundit.

Asllani, vlera rekord prej 18 milionë euro

Sulmuesit Fisnik Asllani i është rritur vlera nga 8 milionë në 18 milionë euro, falë paraqitjeve mbresëlënëse në Bundesliga dhe në Kupën e Gjermanisë.

Në htatë ndeshje mes dy garave, 23-vjeçari ka shënuar pesë gola e ka dhuruar dy asistime, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Me këtë vlerë të re, Asllani është tashmë futbollisti më i vlefshëm i Hoffenheimit.

Avdullahu, një talent në ngjitje

Leon Avdullahu, i njohur për teknikën e lartë dhe energjinë e pashtershme, ka parë një rritje të vlerës – nga 10 në 12 milionë euro. Ai konsiderohet një nga talentet më premtuese të klubit gjerman, me potencial për t’u bërë pjesë e ekipit në të ardhmen e afërt.

Hajdari, mbrojtësi me pritshmëri të mëdha

Albian Hajdari, që iu bashkua Hoffenheimit, mbetet me një vlerë tregu prej 12 milionë euro, pa ndryshim në përditësimin e fundit. Megjithatë, pritshmëritë për mbrojtësin janë të larta, dhe me paraqitje të mira në Bundesligë, pritet që edhe ai të pësojë rritje të shpejtë në të ardhmen.

Kosovarët, faktor i rëndësishëm te Hoffenheim

Kjo rritje e vlerës së futbollistëve tregon se talentet nga Kosova po fitojnë respekt në futbollin elitar evropian. Hoffenheim po shndërrohet në një bazë të rëndësishme për zhvillimin e lojtarëve dardanë, vetë klubi ka filluar të reflektojë këtë ndikim edhe në komunikimet e tij zyrtare, duke përdorur gjuhën shqipe në rrjetet sociale. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news