spot_img
13.9 C
Pristina
14/10/2025

“Zgjohu dhe vepro”, Juventusi i uron fat Edonit kundër Suedisë

Juventusi sërish i ka uruar suksese sulmuesit Edon Zhegrova në përballjen e vështirë ndaj Suedisë.

Anësori zhvilloi pak minuta në barazimin ndaj Sllovenisë, ndërsa mbetet të shihet nëse do të luajë titullarë kundër suedezëve, shkruan nzoom.biz.

Juventusi këtë herë vendosi t’i uronte fat Zhegrovës përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, tashmë i njohur si “X”.

“Ngrihu dhe vepro. T’i urojmë Zhegrovës fat dhe bashkëlojtarëve të tij të Kosovës në përballjen ndaj Suedisë në kualifikueset e Kupës së Botës më vonë sonte”, shkroi klubi italian.

Ndërkohë, përballja mes Suedisë dhe Kosovës zhvillohet në Goteborg të hënën me fillim prej orës 20:45. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news