spot_img
-0.4 C
Pristina
10/12/2025

Nga vendi i parë në të 12-in, pasaporta amerikane humbet fuqinë!

Për herë të parë në histori, pasaporta amerikane ka rënë nga lista e 10 pasaportave më të fuqishme në botë në Indeksin e Pasaportave Henley – që mat fuqinë e pasaportave.

Një pasaportë e bënë të fuqishme mundësia për të udhëtuar lehtësisht nëpër destinacione kudo në botë, pa pasur nevojë për vizë, shkruan nzoom.biz.

Singapori me qasje në 193 destinacione, Koreja e Jugut me 190 dhe Japoni me 189 destinacione të hapura kryesojnë listën, raportoi CNN.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikën kanë rënë në vendin e 12-të.

Amerikanët janë të lirë të udhëtojnë në 180 shtete.

Në vitin 2014, SHBA-ja mbante vendin e parë me pasaportën më të fuqishme dhe deri në korrik të këtij viti ishte në top dhjetëshe. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news