spot_img
12.7 C
Pristina
16/10/2025

Pse duhet t’i mbyllni perdet ose roletat në mbrëmje gjatë tetorit?

Gjatë temperaturave të ftohta, është e këshillueshme që çdo mbrëmje të mbyllni perdet ose roletat në një orar të caktuar.

Kjo është një mënyrë e thjeshtë dhe pa asnjë kosto për të ruajtur ngrohtësinë brenda shtëpisë, shkruan nzoom.biz.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 18 për qind e nxehtësisë humbet përmes dritareve, dhe kjo ndodh dyfish më shpejt nëse dritaret kanë vetëm një xham në vend të dyfishtë.

Allan Reid, ekspert për dritare dhe dyer në kompaninë Art Windows and Doors, shpjegon se sapo bie dielli, xhami shndërrohet në një kanal të shpejtë për largimin e nxehtësisë.

Ai rekomandon që perdet ose roletat të mbyllen midis orës 17:30 dhe 18:30, menjëherë pasi të fillojë të errësohet.

“Kjo krijon një shtresë izolimi që ndihmon të ruani ngrohtësinë që shtëpia ka përthithur gjatë ditës. Është mënyra më e thjeshtë dhe falas për të kursyer energji – madje edhe përpara se të ndizni termostatin”, thekson Reid.

Me ndryshimin e orës në fund të tetorit, ora e mbylljes së perdeve duhet përshtatur më herët, në përputhje me ardhjen më të shpejtë të errësirës. /nzoom.biz/

 

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news