spot_img
10 C
Pristina
17/10/2025

Më trego si nget makinën, të të tregoj çfarë personaliteti ke!

Një terapist i licencuar, Jeffrey Meltzer, ka një teori interesante: mënyra se si nget makinën mund të tregojë shumë për ty, më shumë sesa mund të mendosh.

Sipas tij, nga mënyra si futesh në korsinë tjetër deri te sa fort shtyp gazin lidhet me durimin, kontrollin e zemërimit, dëshirën për rrezik dhe empatinë, njofton nzoom.biz.

Meltzer shpjegon se ngarja e makinës është në thelb  “situatë sociale”.

Edhe kur je vetëm në makinë, je duke ndërvepruar me të tjerët në trafik.

Në këtë “komunikim pa fjalë” dalin në pah karakteristikat kryesore të personalitetit tënd: sa i/e duruar je, sa impulsiv/e, dhe sa mendon për të tjerët.

Ja çfarë mund të tregojë stili yt i ngarjes:

Ndërrimi i shpeshtë i korsive = Impulsivitet dhe pak egoizëm

Nëse bën “zig-zag” mes makinave për të fituar një vend, tregon impulsivite. Njerëzit që veprojnë kështu nuk e durojnë kur dikush tjetër i bën të njëjtën gjë.

Si futesh në rrugë = Ndjenja e rëndësisë personale

Nëse se lejon askënd të futet para teje, tregon ndjenja superioriteti ose egoizëm. Nga ana tjetër, nëse lëshon rrugën edhe kur është radha jote, ke vështirësi në vendosjen e kufijve.

Si sillesh në trafik = Durimi yt ndaj jetës

Nëse mund të këndosh ose dëgjosh podcast ndërkohë që të tjerët nervozohen para teje, kjo tregon aftësi të larta për menaxhimin e stresit. Mënyra se si reagoni tregon nëse mund të presësh me qetësi apo shpërthen menjëherë kur diçka nuk shkon sipas planit.

Zemërimi në timon = Emocione të pashprehura

Shpërthimet në trafik lidhen me emocione të pashprehura si stresi, zhgënjimi apo ndjenja të tjera që nuk kanë gjetur një rrugë tjetër për t’u shprehur. Meshkujt e rinj janë më të prirur ndaj këtij tipi të reagimit, por fenomeni vlen për të gjithë.

Në fund, makina funksionon si një pasqyrë e karakterit tënd. Sjellja jote në trafik shpesh reflekton versionin “të filtruar” të asaj që je në jetën reale.

Dëshiron të bëhesh më i/e duruar, më i/e dhembshur dhe më pak impulsiv/e? Ndoshta nuk të duhet terapi – thjesht lejo dikë të futet përpara teje në semafor. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news