spot_img
10 C
Pristina
17/10/2025

Vritet kryetari i klubit të njohur

Futbolli në Qipro tronditet pas vrasjes së kryetarit të një klubi të kategorisë së dytë.

Stavros Demosthenous, 49 vjeç, kryetar i Karmiotissa-s, u qëllua për vdekje të premten në qytetin bregdetar të Limasolit, njoftoi policia.

Sipas raportimeve, persona të panjohur hapën zjarr ndaj tij jashtë shtëpisë, ai ndërroi jetë ndërsa i biri po e dërgonte me makinë në spital.

Karmiotissa, e themeluar në vitin 1979, ka kaluar pjesën më të madhe të historisë së saj në ligat e ulëta.

E, kishte garuar në kategorinë e parë sezonin e kaluar, por këtë sezon është rrëzuar në kategorinë e dytë. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news