spot_img
20 C
Pristina
23/10/2025

Carlsberg prezanton birrën më të vogël në botë, sa një kokërr orizi!

Ka nga ata miq që gjithmonë thonë: “Veç një gotë të shpejtë para se të iki…”

Epo, Carlsberg ka gjetur zgjidhjen për ta – birrën më të vogël në botë, shkruan nzoom.biz.

Kompania daneze e birrës ka krijuar një shishe të vogël vetëm 12 mm të gjatë, afërsisht sa një kokërr orizi – e mbushur me një pikë të vetme birre!

Shishja përmban 0.05 mililitra, pra vetëm 0.008% të asaj që gjendet në një pintë të zakonshme. Megjithëse duket si diçka e bërë me inteligjencë artificiale, Carlsberg thotë se është krejtësisht e vërtetë dhe e punuar me dorë.

“Kjo është birra më modeste në botë, me një mesazh shumë të madh – pini me përgjegjësi,” – tha Casper Danielsson, shefi i komunikimit në Carlsberg Suedi.

Kjo mini-shishe arti është realizuar nga kompania Glaskomponent, që prodhon pajisje laboratorike prej qelqi. Kurse artistja miniaturiste Åsa Strand ka krijuar kapakun, etiketën e ngjyrat, duke e bërë të duket si shishe Carlsberg e vërtetë në version “mikroskopik”.

Për ta bërë edhe më të veçantë, Carlsberg ka përdorur birrë pa alkool, të prodhuar posaçërisht në laboratorin e tyre eksperimental në Suedi, për të promovuar konsum të moderuar dhe të përgjegjshëm.

Shishja do ekspozohet në Muzeun Carlsberg në Kopenhagë, kompania ka sfiduar studentët e Universitetit Teknik të Suedisë (KTH) që të krijojnë një version edhe më të vogël! Fituesi do të marrë rreth 800 paund e një vizitë në laboratorin kërkimor të Carlsberg.

Fakt interesant:

Provat më të hershme të konsumit të birrës datojnë 9,000 vjet më parë në Kinën Veriore, ndërsa egjiptianët filluan ta prodhonin 5,000 vite më parë për punëtorët që ndërtonin piramidat e Gizës. /nzoom.biz/

 

spot_img
Related news