Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau duket se nuk e fshehin më lidhjen e tyre.
Çifti është parë për herë të parë si partnerë të shtunën mbrëma, më 25 tetor, në Paris, duke konfirmuar thashethemet për romancën që qarkullonin, shkruan nzoom.biz.
Sipas “TMZ”, këngëtarja 41-vjeçare dhe Trudeau, 53 vjeç, morën pjesë në një shfaqje kabareje në klubin e njohur “Crazy Horse”, për të festuar ditëlindjen e Perry-t. Në fotot e publikuara, ata shihen duke dalë nga teatri dorë për dore, të buzëqeshur dhe të relaksuar.
Katy Perry kishte zgjedhur fustan elegant ngjyrë të kuqe, ndërsa Trudeau u shfaq me një veshje të zezë klasike, duke u përpjekur të ruante një profil më të ulët gjatë mbrëmjes së tyre në kryeqytetin francez.

Thashethemet për një lidhje mes tyre nisën gjatë verës, pasi u panë për herë të parë bashkë në Montreal, pak pas ndarjes së Perry nga aktori Orlando Bloom.
Trudeau u nda nga bashkëshortja Sophie Grégoire, në vitin 2023, pas 18 vitesh martesë. Muaj më vonë, në shtator, ata u fotografuan në një jaht pranë Santa Barbarës, duke shkëmbyer përqafime, imazhe që vetëm sa ndezën më shumë zërat për lidhje romantike.
Burime pranë revistës “People” kanë zbuluar se Trudeau “është treguar i këmbëngulës” ndaj këngëtares dhe se mes tyre ka “një lidhje të lehtë, të respektueshme dhe plot kimi”.
Aktualisht, Katy Perry është në mes të turneut të saj botëror “Lifetimes Tour”, me të cilin po promovon albumin më të ri, 143.
Turneu ka nisur në Meksiko Siti e ka përfshirë ndalesa në SHBA, Kanada e Australi, këngëtarja vazhdon të udhëtojë për t’u takuar me fansat e saj në mbarë botën. /nzoom.biz/

