spot_img
10.8 C
Pristina
27/10/2025

Studimi: Mishrat e blerë janë burim i infeksioneve urinare!

Një studim katërvjeçar i zhvilluar në Kaliforni dhe i publikuar së fundmi në revistën Bio zbuloi se rreth 18% e mbi 2,300 rasteve të infeksioneve të traktit urinar ishin të lidhura me bakterin E. coli, i cili gjendet në mish të blerë në dyqanet ushqimore të zonës, raporton The Independent.

Sipas studimit, mishi i pulës dhe i qurës ishte më shpesh i kontaminuar me E. coli, pasuar nga mishi i derrit dhe i viçit, shkruan nzoom.biz.

Infeksionet urinare ndodhin kur bakteret depërtojnë në traktin urinar, shkaktojnë infeksion në rrugët urinare, duke prekur gratë dhe të moshuarit, sipas të dhënave të CDC.

Profesori Lance B. Price, autor i studimit nga Universiteti George Washington, theksoi se:

“INFEKSIONET URINARE NUK JANË VETËM NJË ÇËSHTJE PERSONALE SHËNDETËSORE, POR GJITHASHTU LIDHEN ME SIGURINË USHQIMORE.”

Studimi zbuloi se banorët e zonave me të ardhura të ulëta kishin 60% rrezik për të marrë infeksione urinare të shkaktuara nga ushqimi, krahasuar me ata që jetojnë në lagje më të pasura. Kjo shpjegohet me mungesën e rregullave për sigurinë ushqimore, kushtet e dobëta në pikat e shitjes e higjienën e pamjaftueshme gjatë përgatitjes së mishit.

Price nënvizoi nevojën për investime më të mëdha në studime mbi faktorët socialë që ndikojnë në shëndet, duke shtuar:

“RREZIKU PËR T’U INFEKTUAR NUK DUHET TË VARET NGA KODI JUAJ POSTAR.”

Derisa institucionet rregullatore dhe prodhuesit e mishit të vendosin masa më të rrepta, studiuesit rekomandojnë që konsumatorët të jenë të kujdesshëm.

Larja e duarve, shmangia e ndotjes dhe gatimi i mirë i mishit janë hapa kyç për të reduktuar rrezikun e infeksioneve. /nzoom.biz/

spot_img
Related news