spot_img
14.1 C
Pristina
28/10/2025

E bëri kolegun për spital, Chris Brown del para gjykatës në Londër

Këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown, bëri një paraqitje të papritur në Gjykatën e Kurorës në Southwark të Londrës, lidhur me akuzat për sulm ndaj një producenti muzikor në një klub nate në vitin 2023.

36-vjeçari ka mohuar akuzat për tentativë për shkaktim dëmtimi trupor dhe sulm fizik, të cilat prokurorët i kanë përshkruar si “sulm të paprovokuar me shishe”, shkruan nzoom.biz.

Fituesi i dy çmimeve Grammy është liruar me kusht që nga maji, pasi pagoi 5 milionë paund për të vijuar turneun e tij “Breezy Bowl XX”.

Në lidhje me këtë ngjarje, reperi ka paditur kompaninë Warner Bros me 480 milionë euro, duke i akuzuar për shpifje pas publikimit të dokumentarit “Chris Brown: A History of Violence”, i cili sipas tij e portretizon si përdhunues dhe abuzues.

Padia e depozituar në Gjykatën e Los Angeles kërkon një gjyq me juri dhe pretendon se dokumentari ishte plot me gënjeshtra e mashtrime, duke shkelur parimet bazë të gazetarisë. /nzoom.biz/

spot_img
Related news