spot_img
12.4 C
Pristina
28/10/2025

Klea ndahet nga Elgiti? Ky i fundit ka nisur lidhje të re me një vajzë nga Lushnja

Showbizi shqiptar është përfshirë sërish nga një lajm që ka tërhequr vëmendjen e publikut: një nga çiftet më të dashura, Klea Huta dhe Elgit Doda, thuhet se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre shumëvjeçare.

Në emisionin “MCN”, gazetari Elton Tozaj deklaroi se dyshja nuk është më bashkë dhe se Elgiti ka nisur një lidhje të re me një vajzë nga Lushnja.

Ky zbulim ndezi rrjetin, duke shkaktuar valë reagimesh e komentesh nga fansat e çiftit.

Ndjekësit kanë vënë re disa detaje që duket se e përforcojnë lajmin e ndarjes.

Klea dhe Elgiti kanë fshirë fotot e përbashkëta, duke mos lënë më asnjë kujtim nga momentet e tyre romantike.

Burime pranë miqve të afërt të tyre tregojnë se kohët e fundit ata nuk janë parë më bashkë në evente publike apo dalje televizive, ndryshe nga më parë kur shfaqeshin gjithmonë si një dyshe e pandashme.

Klea dhe Elgiti kanë qenë prej vitesh një nga çiftet më të pëlqyera të showbiz-it shqiptar.

Ata kanë ndarë shpesh momente të ëmbla në rrjete sociale dhe janë konsideruar si shembull i një marrëdhënieje të fortë, si në jetën private ashtu edhe në aspektin profesional. /nzoom.biz/

spot_img
Related news