Divorci shihet si dështim apo fund i dashurisë, por ekspertët e marrëdhënieve theksojnë se ai mund të jetë edhe një akt pjekurie e çlirimi emocional, kur ndodh me respekt dhe vetëdije.
Sipas terapistes Nancy Pina, çiftet që ndahen me dinjitet dhe pa urrejtje kuptojnë se divorci sjellë paqe të brendshme, zhvillim personal dhe mundësi për dashuri të re, veçanërisht kur kanë fëmijë.
Marrëdhënia e prindërve është modeli i parë i dashurisë për fëmijët
Nëse prindërit qëndrojnë bashkë pa dashuri e respekt, ata u mësojnë fëmijëve se një marrëdhënie e ftohtë është “normale”. Konfliktet dhe tensioni krijojnë pasiguri emocionale.
Një studim në Journal of Child and Family Studies (2022) tregon se fëmijët e prindërve që ruajnë respektin pas ndarjes zhvillojnë kuptim më të shëndetshëm për dashurinë.
Jeta në gënjeshtër dëmton shpirtin dhe mendjen
Të jetosh në martesë ku mungon ndershmëria është lodhje emocionale e fizike. Harvard Health paralajmëron se shtypja e ndjenjave negative çon në stres kronik dhe depresion. Vetëm duke pranuar dhimbjen dhe duke kërkuar ndihmë profesionale, siç thekson American Psychological Association, ish-partnerët mund të shërohen vërtet.
Pa dashuri të sinqertë nuk ka qetësi të brendshme
Një marrëdhënie pa ndjesi të vërteta zbraz shpirtin. Ndarja, shpesh është mënyra e vetme për të rigjetur gëzimin dhe vetëvlerësimin. Sipas psikoterapistes Dr. Esther Perel, “ndarja e ndershme mund të jetë akt dashurie ndaj vetes”, mundësi për fillim të ri, jo fund i lumturisë. /nzoom.biz/


