Cristiano Ronaldo ka konfirmuar edhe një herë statusin e tij si superyll global, duke u renditur për vitin e tretë radhazi dhe të pestin në total si atleti më i paguar në botë.
Megjithëse ka kaluar moshën 40-vjeçare, ylli portugez i futbollit vazhdon të thyejë rekorde, duke arritur fitime të jashtëzakonshme brenda e jashtë fushës së lojës, shkruan nzoom.biz.
Gjatë 12 muajve të fundit, duke përfshirë pagën e tij si lojtar te Al-Nassr në Arabinë Saudite dhe fitimet nga bizneset personale, Ronaldo ka siguruar rreth 275 milionë dollarë.
Në historikun e të gjitha kohërave, vetëm boksieri Floyd Mayweather ka fituar më shumë gjatë një viti të vetëm, me 300 milionë dollarë në 2015 dhe 285 milionë dollarë në 2018.
Në renditjen e 2025, Ronaldo ka avantazh prej 119 milionë dollarësh ndaj atletit që renditet i dyti, mbrojtësit të Golden State Warriors, Stephen Curry. 10 atletët më të paguar të këtij viti fituan 1.4 miliardë dollarë, pak më shumë se 1.38 miliardë dollarë që ishte vitin e kaluar, duke shënuar totalin më të lartë që kur Forbes filloi listimin e atletëve në 1990.
Ky vit shënon vetëm herën e dytë, pas 2024-ës, që secili prej 10 atletëve më të mirë fiton të paktën 100 milionë dollarë.
Madje, kampioni i boksit Oleksandr Usyk (101 milionë dollarë) dhe lojtari i golfit Jon Rahm (100 milionë dollarë) arritën këtë shifër historike, edhe pse nuk u futën në listë.
Lista e atletëve më të paguar për vitin 2025:
Cristiano Ronaldo – 275 milionë dollarë
Steph Curry – 156 milionë dollarë
Tyson Fury – 146 milionë dollarë
Dak Prescott – 137 milionë dollarë
Lionel Messi – 135 milionë dollarë
LeBron James – 133.8 milionë dollarë
Juan Soto – 114 milionë dollarë
Karim Benzema – 104 milionë dollarë
Shoei Otani – 102.5 milionë dollarë
Kevin Durant – 101.4 milionë dollarë. /nzoom.biz/


