spot_img
8.4 C
Pristina
31/10/2025

Rrëfimi i reperes Cardi B: Nuk i kam larë flokët për tre muaj!

Cardi B ka habitur ndjekësit e saj me një deklaratë të pazakontë gjatë një transmetimi “live” në Instagram. Ajo pranoi se nuk i ka larë flokët e saj natyralë për muaj të tërë.

“Nuk i kam larë për rreth dy muaj,” – tha ajo me të qeshur, por më pas shtoi se mund të jenë bërë edhe tre. “Ka gjasa që kam të gjitha llojet e vezëve të gjarprit, mushkonjave, gjithçka këtu brenda,” – shtoi Cardi me humor, duke treguar në kokë.

Në të njëjtin transmetim, reperja zbuloi se planifikon të kujdeset për flokët pas kësaj periudhe: “Do ta vajos skalpin, nesër do të merrem me flokët e mi të vërtetë, do t’i laj dhe të mërkurën do t’i bëj gërsheta.”

Deklarata e saj u përhap me shpejtësi në rrjetin X (ish-Twitter), ku përdoruesit reaguan me habi dhe ironi. Disa e kritikuan për mungesë higjiene, ndërsa të tjerë e morën me sportivitet duke e konsideruar si një “moment tipik Cardi”. /nzoom.biz/

 

spot_img
Related news