spot_img
8.4 C
Pristina
01/11/2025

TikTok nuk na toleron aspak, zhduk mbi 189 milionë video

Platforma e njohur e videove të shkurtra TikTok ka njoftuar se gjatë periudhës prill–qershor 2025 ka hequr më shumë se 189 milionë video në mbarë botën, për shkak të shkeljeve të udhëzimeve të komunitetit.

Sipas raportit zyrtar, mbi 99% e përmbajtjeve të fshira janë identifikuar nga sistemet automatike të platformës, ndërsa më shumë se 90% e videove janë hequr përpara se të shiheshin nga ndonjë përdorues, shkruan nzoom.biz.

Fshirje brenda pak orësh

TikTok thekson se 80.6% e videove të fshira janë hequr brenda një periudhe mesatare prej vetëm dy orësh nga momenti i publikimit.

Në Turqi, janë fshirë 4.4 milionë video, nga të cilat 99.4% janë identifikuar si përmbajtje që shkelin rregullat, dhe 97% janë larguar brenda 24 orëve.

Cilat ishin shkeljet më të zakonshme?

Sipas raportit, përmbajtjet më problematike i përkasin kategorive: Tema të ndjeshme dhe përmbajtje për të rritur – 30.6%. Mallra të rregulluara dhe aktivitete tregtare – 30.5% Siguria dhe mirëqenia e të rinjve, ku 99.4% e videove u hoqën përpara se të shiheshin.

Transmetimet dhe reklamat

Përveç videove të zakonshme, TikTok ka hequr edhe 36 milionë transmetime të drejtpërdrejta (live) gjatë tremujorit të dytë të vitit, rritje prej 100% krahasuar me periudhën e mëparshme. Gjithashtu, janë fshirë mbi 8 milionë reklama për shkelje të politikave të reklamimit.

Presioni në rritje ndaj rrjeteve sociale

Raporti publikohet në një periudhë kur platformat sociale përballen me presion në rritje nga autoritetet dhe organizatat ndërkombëtare për të kufizuar përmbajtjet e dëmshme – veçanërisht ato që prekin të miturit, dezinformimin dhe përmbajtjen e paligjshme.

Me mbi 1 miliard përdorues aktivë, TikTok vazhdon të përballet me kritika dhe hetime në lidhje me sigurinë e të rinjve dhe menaxhimin e të dhënave personale të përdoruesve. /A.Z/UBT News/

spot_img
Related news