E qeshura është shprehje universale e emocioneve, por jo çdo e qeshur është spontane.
E qeshura e tepruar, e zhurmshme ose e shtirur përdoret për të treguar energji, për të fituar pranueshmëri sociale ose për të zbutur situata të pakëndshme, shkruan nzoom.biz.
Neurologjia dhe psikologjia dallojnë e qeshurën spontane nga ajo artificiale.
Kur truri percepton një të qeshur e shtirur, aktivizon zona që vlerësojnë motivin social.
Kur mund të tregojë problem:
Në raste të rralla, e qeshura e papërshtatshme mund të sinjalizojë çrregullime neurologjike ose psikiatrike, si:
Pseudobulbar affect, episode qeshurie ose qarash që nuk përputhen me situatën.
Witzelsucht, qeshje e vazhdueshme dhe shaka të papërshtatshme, shpesh pas dëmtimeve në lobin ballor.
Inappropriate affect, shprehje emocionale që nuk përputhen me kontekstin.
Nëse e qeshura është e vetëdijshme e shërben për ndërveprim social, nuk është problem. Nëse është e pavetëdijshme, e përsëritur shoqërohet me simptoma tjera, rekomandohet vlerësim mjekësor.
Konteksti shoqëror, intensiteti dhe mënyra e të qeshurës ndryshon mes kulturave dhe grupeve sociale. Ajo që duket “e tepruar” në një kontekst, mund të jetë normale në një tjetër. /nzoom.biz/


