spot_img
8.3 C
Pristina
04/11/2025

Nintendo rriti parashikimin e shitjeve për pajisjen e lojërave Switch 2

Nintendo të martën rriti parashikimin e shitjeve për pajisjen e lojërave Switch 2 në 19 milionë njësi për vitin financiar që përfundon në mars 2026 nga 15 milionë njësi më parë.

Kompania e lojërave me seli në Kioto gjithashtu rriti parashikimin e saj të fitimit operativ për të gjithë vitin me 16% në 370 miliardë jen (2.45 miliardë dollarë), shkruan nzoom.biz.

Pasardhësi i pajisjes hit Switch doli në shitje në mes të luftës tregtare të presidentit, Donald Trump, duke vënë në provë menaxhimin e zinxhirit të furnizimit të Nintendo.

Nintendo ka shitur 10.3 milionë njësi Switch 2 deri në fund të shtatorit, të mbështetura nga tituj si “Mario Kart World” dhe “Donkey Kong Bonanza”.

Raporti i fitimit operativ të kompanisë në gjysmën e parë të vitit ishte 13.2% krahasuar me 23.2% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Lojërat që mbështesin kërkesën në periudhën kyçe të blerjeve përfshijnë “Pokemon Legends: Z-A” e “Kirby Air Riders”.

Aksionet e Nintendo-s u mbyllën me një rënie prej 0.8% përpara publikimit të të ardhurave dhe kanë fituar afërsisht 40% nga fillimi i vitit. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news