spot_img
11.6 C
Pristina
05/11/2025

A jeni një partnere vërtetë e mirë? 5 pyetje që s’duhet t’i harroni

Psikologia klinike Dr. Samantha Rodman Whiten shkruan në një artikull për YourTango.com se shumë çifte fillojnë terapinë me besimin se problemet në marrëdhënien e tyre janë gjithmonë faji i partnerit.

Një variant tjetër i kësaj bindjeje është: “Të dy kemi faj, por gjithçka nisi nga partneri im.”

Ajo thekson se kur dikush nuk pranon asnjë pjesë të përgjegjësisë për vështirësitë në marrëdhënie, ai ose ajo e mohon vetes mundësinë për t’u bërë një partner më i mirë.

“Sa më shumë që fajësohet partneri – hapur ose tërthorazi – aq më pak gjasa ka që të ndryshohet diçka për të përmirësuar marrëdhënien,” thotë Dr. Rodman.

Për këtë arsye, ajo propozon 5 pyetje për reflektim mbi vetveten e rolin në marrëdhënie, që ndihmojnë të kuptojmë dobësitë tona, së pari me veten më pas me partnerin.

1. Si ndikon mënyra si jeni rritur në marrëdhënien tuaj?

Nëse keni besuar se prindërit kishin një martesë perfekte, mund të jeni duke u mbështetur në iluzion. Marrëdhënia e tyre problematike nuk duhet të jetë modeli që ndiqni verbërisht. Reflektoni: Çfarë mësimesh keni marrë nga marrëdhënia? Cilat gabime doni të shmangni? Përmblidhni 5–10 mësime që mund t’ju ndihmojnë në marrëdhënie.

2. Pse nuk veproni, edhe kur e dini çfarë mund ta përmirësojë lidhjen?

Shpesh dimë se një gjest i vogël, fjalë e mirë, përqafim apo kohë cilësore mund të bëjë partnerin më të lumtur, por e anashkalojmë duke justifikuar me stres, lodhje a mungesë kohe. Thellohuni: pse e shmangni qëllimisht një gjest dashurie? Vetëm kur e kuptoni dhe e pranoni arsyen e vërtetë, mund të filloni ndryshimin.

3. A pretendoni se e keni tejkaluar diçka që ende ju lëndon?

Nëse diheni të lënduar nga ngjarje të së kaluarës, zhgënjime apo mungesë përkrahjeje, dhe nuk e keni shprehur kurrë, kjo pengon ecjen para të marrëdhënies. Mbajtja brenda e dhimbjes pengon shërimin e lidhjes. Komunikimi pa fajësime është çelësi.

4. Cili është problemi më i madh në marrëdhënien tuaj?

A ka çështje që e shmangni se është e vështirë për t’u diskutuar? Ndjeni mungesë kimie ose ndjenja të papërpunuara për partnerin. Shumë përballen me sfida, por heshtin. Nëse nuk mund të flisni me partnerin, kërkoni ndihmë. Shumë probleme janë të zgjidhshme, por kërkojnë guxim.

5. A e shihni veten me partnerin edhe pas 10 vitesh?

Qëndrojmë në lidhje nga frika e vetmisë ose me idenë “deri të vijë dikush më mirë.” Nëse nuk besoni te e ardhmja e marrëdhënies, humbni kohë dhe energji që mund t’i përdornit për të ndërtuar diçka më të shëndetshme, qoftë me këtë person, qoftë me dikë tjetër.

Këto pesë pyetje nuk janë të lehta, por janë thelbësore. Në vend që të pyesni vazhdimisht “Çfarë nuk shkon me partnerin tim?”, ndoshta është koha të pyesni: “Si po ndikoj unë në këtë marrëdhënie?” /nzoom.biz/

 

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news