spot_img
11.6 C
Pristina
05/11/2025

Drita-Prishtina nuk luhet siç ishte planifikuar, shkak futbollistët e ftuar nga kombëtaret

Klubi gjilanas, Drita ka njoftuar zyrtarisht se ndeshja e tyre ndaj Prishtinës është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Ndeshja kryesore e xhiros së 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës është padyshim ajo në mes të dy rivalëve të viteve të fundit, Dritës dhe Prishtinës, shkruan nzoom.biz.

Kjo ndeshja ishte planifikuar të zhvillohej ditën e hënë, më 11 nëntor, por tani është shtyrë në një afat të pacaktuar.

Është vet klubi gjilanas që ka njoftuar zyrtarisht shtyrjen e ndeshjes shkaku i ftesave të kombëtareve për dy futbollistët e saj, Faton Malokut dhe Ibrahim Salifu.

Njoftimi i plotë i Dritës

Ju njoftojmë se ndeshja e planifikuar për të hënën ndaj FC Prishtina shtyhet për afat të pacaktuar. Arsyeja e shtyrjes është thirrja e dy futbollistëve tanë në përfaqësueset kombëtare: Faton Maloku është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës, ndërsa Ibrahim Salifu është ftuar nga Kombëtarja e Beninit. Klubi Drita u uron suksese të dy lojtarëve tanë në përfaqësimin e vendeve e do të njoftojë me kohë për datën e zhvillimit të ndeshjes. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news