spot_img
11.6 C
Pristina
05/11/2025

Rita po vjen, Rita po vjen! Këtë herë bashkë me Yllin

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka konfirmuar së fundmi një bashkëpunim me artistin kosovar Yll Limani, i cili do të publikohet këtë të premte.

Kënga është një ripërpunim i hitit të fundit të Ritas, “All Natural”, i cili ishte publikuar më parë si solo në shtator, shkruan nzoom.biz.

“All Natural. Rita Ora. Yll Limani. Publikohet këtë të premte,” shkroi Rita në mbishkrimin e një fotografie në Instagram, ku shfaqej posteri i përbashkët i këngës.

Sipas informacionit të publikuar, versioni i ri nuk pritet të ndryshojë shumë nga origjinali, por do të përfshijë edhe një pjesë të kënduar në shqip, të realizuar nga Ylli Limani, duke sjellë kështu një dimension të ri dhe të freskët në këngën tashmë të njohur.

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news