spot_img
8.3 C
Pristina
08/11/2025

Dasmë përrallore! Martohet violinisti gjakovar Taulant Rruci

Violinisti i njohur nga Gjakova, Taulant Rruci, ka festuar së fundmi një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij personale – martesën.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe familjare, ku nuk munguan miqtë e afërt, kolegët muzikantë dhe dashamirësit e artit të tij, shkruan nzoom.biz.

Taulanti, i njohur për talentin e tij në violinë dhe performancat magjepsëse në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare, dukej i lumtur dhe i emocionuar gjatë gjithë ceremonisë.

Bashkë me bashkëshorten Enkeleta, ai ndau momente të veçanta, duke festuar fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tij.

Më shumë se një dasmë tradicionale, ceremonia ishte një përkujtim i lidhjes së tij me artin dhe pasionin për muzikën, të cilat gjithmonë kanë shoqëruar jetën e tij.

n’ZOOM me Albina Zeneli ju sjell një insert përmbledhës nga dasma e tij ku ftoi personalitete dhe personazhe të njohura nga fusha e politikës, artit, dhe muzikës. /nzoom.biz/

 

 

 

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news