Në Japan Mobility Show 2025 në Tokio, Toyota ka prezantuar karrigen inovative robotike “Walk Me”, e cila mund të ecë, të ngjitet shkallëve dhe të paloset në përmasë të vogël brenda 30 sekondash.
Kjo karrige është e dizajnuar për persona me lëvizshmëri të kufizuar dhe ka katër këmbë robotike që lëvizin në mënyrë të pavarur, duke siguruar stabilitet në zhavorr, shkallë dhe terrene të pabarabarta, shkruan nzoom.biz.
Këmbët janë të veshura me material të butë dhe përdorin sensorë dhe LiDAR për të skanuar ambientin dhe për të shmangur pengesat.
Komoditeti dhe kontrolli: Ulësja përshtatet sipas trupit, ka mbështetje shpine dhe doreza për komandim. Lëvizja mund të kontrollohet edhe me zë, p.sh. duke thënë “më çoj në kuzhinë”. Pajisja ka një kompjuter të integruar që tregon shpejtësinë, gjendjen e baterisë dhe statistikat e ecjes.
Palosja dhe transporti: Me një shtypje të butonit, karriga shndërrohet në një valixhe, që mund të ruhet lehtësisht ose të transportohet në automjet.
Momentalisht “Walk Me” është prototip, por demonstron ambicien e Toyota‑s për zhvillimin e robotikës dhe zgjidhjeve praktike për lëvizjen në kushte reale. /nzoom.biz/


