spot_img
6.5 C
Pristina
13/11/2025

Njerëzit që shpërqendrohen shpesh kanë trurin më aktiv!

Nëse shpërqendrohesh lehtë dhe mendja jote “kalon nga një ide te tjetra”, kjo nuk është domosdoshmërisht një dobësi, përkundrazi mund të jetë një shenjë e kreativitetit të lartë.

Një studim i Universitetit Northwestern ka zbuluar se njerëzit që mendojnë në mënyrë krijuese nuk janë të mirë në filtrimin e informacionit të panevojshëm, duke i bërë ata më të ndjeshëm ndaj tingujve dhe pamjeve të përditshme, shkruan nzoom.biz.

Kjo do të thotë që perceptojnë detaje që të tjerët si vënë re. P.sh mund të vënë re nuanca të vogla në tinguj, zhurma e një kafeneje, ose detaje vizuale që kalojnë pa u vënë re nga shumica e njerëzve.

Ky nivel i lartë i ndjeshmërisë, edhe pse mund të sjellë shpërqendrime të shpeshta, ndihmon trurin të krijojë ide të reja, të bëjë lidhje origjinale dhe të gjejë zgjidhje kreative.

Ekspertët theksojnë se kjo është karakteristikë e zakonshme tek artistët, shkrimtarët, shkencëtarët dhe profesionistët kreativë. Ata që shpërqendrohen lehtë shfaqin aftësi të veçanta për të kombinuar informacion nga burime të ndryshme dhe gjeneruar ide unike.

Studimi sugjeron që shpërqendrimi i lehtë nuk duhet të shihet si dobësi, por si tregues i mënyrës në të cilën truri i njerëzve të krijueshëm përpunon botën përreth tyre.

Për shumë ekspertë, është dhunti që mund të përdoret për të nxitur inovacionin dhe frymëzimin. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news