spot_img
9.9 C
Pristina
15/11/2025

Jo në nëntor! ‘BBVA’ ndërron datën e nisjes së formatit

Pas shumë pritjesh dhe aludimesh që qarkullonin prej muajsh, më në fund ka një datë zyrtare: “Big Brother VIP Albania 5” do të nisë në dhjetor.

Lajmi u konfirmua përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare të programit, duke i dhënë fund misterit që ka shoqëruar këtë edicion.

Por fansat kanë vënë re diçka të rëndësishme: nisja e këtij edicioni është e vonuar në krahasim me sezonet e mëparshme, të cilat zakonisht fillonin në tetor ose fillim-nëntor.

Kjo ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjete sociale, ku ndihet qartë padurimi i publikut.

Ledion Liço, i folur si prezantuesi i “BBVA 5”, ka shpërndarë postimin në rrjetet e tij sociale. Edhe pse Top Channel nuk e ka bërë ende zyrtare, fakti që Ledioni ka reagua ndaj njoftimit ka mjaftuar që publiku ta konsiderojë këtë çështje të mbyllur.

Me njoftimin e vonuar dhe me konfirmimin e Ledionit, publiku është më kureshtar se kurrë për të mësuar: cilët VIP-a do të futen këtë sezon, çfarë ndryshimesh do ketë në format, e si do të duket shtëpia e re, për të cilën përflitet se po pëson ndryshime të mëdha. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news