spot_img
9.9 C
Pristina
15/11/2025

Flini me dritën ndezur? Rreziku metabolik që nuk duhet nënvlerësuar

Shumë njerëz flenë me një dritë të vogël ndezur gjatë natës, por studimet e Northwestern University tregojnë se kjo mund të dëmtojë metabolizmin.

Ekspozimi ndaj dritës, edhe të zbehtë, ndërhyn në ritmin cirkadian, çrregullon prodhimin e melatoninës dhe rrit nivelin e sheqerit në gjak, duke rrezikuar diabetin tip 2, obezitetin dhe problemet kardiovaskulare.

Për ta shmangur këtë: fikni të gjitha dritat para gjumit, evitoni televizorin dhe telefonin.

Përdorni perde që bllokojnë dritën, ose zgjidhni ndriçim të zbehtë dhe ngjyrë të ngrohtë.

Gjumi i qetë dhe i pandërprerë është çelësi për një trup të shëndetshëm. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news