spot_img
-8.4 C
Pristina
09/01/2026

Çağatay Ulusoy shpallet mashkulli më i pashëm i Turqisë për 2025, por a e meriton?

Aktorit të njohur turk, Çağatay Ulusoy, i shtohet një titull i ri në koleksionin e tij, këtë herë të bazuar plotësisht në votën e publikut.

Sipas raportimeve, si Sonsöz Gazetesi, një sondazh i zhvilluar në platformë ndërkombëtare ka zgjedhur yllin e serialeve si “Mashkulli më i Pashëm i Turqisë”, shkruan nzoom.biz.

Në garë ishin emra të shumtë të njohur të showbiz-it, por Çağatay arriti të grumbullojë numrin më të madh të votave, duke dëshmuar popullaritetin që kapërcen kufijtë e vendit.

Ky titull është krejtësisht i ndryshëm nga çmimi i fituar nga ai më 2010, kur u shpall “Modeli më i Mirë i Turqisë”, vlerësim profesional që i hapi rrugën karrierës së tij në aktrim.

Sondazhi i Nëntorit 2025 reflekton ndikimin dhe pëlqyeshmërinë aktuale të aktorit, pas sukseseve të tij të mëdha në platformat dixhitale me serialet “Kübra” dhe rolin transformues në “Gaddar”. Publiku ka treguar se Ulusoy nuk është vetëm një aktor i talentuar, por edhe një ikonë e stilit dhe karizmit në industrinë turke.

Në horizont është projekti i tij i ri, “Eşref Rüya”, ku do të ndajë ekranin me yllin tjetër të kinematografisë, Demet Özdemir.

Aktiviteti i tij profesional dhe prania e vazhdueshme në skenë padyshim kanë ndikuar në këtë fitore popullore, duke konfirmuar se Çağatay Ulusoy mbetet një nga figurat më të rëndësishme dhe të dashura të industrisë turke të argëtimit. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news