Shkurte Haxhiu është bërë pjesë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.

Që në ditët e para ka rikthyer në vëmendje frazën e saj tashmë të famshme: “Lëkura si sërrqi po të vizëllon”, shkruan nzoom.biz.

Gjatë një bisede me banorin Eduard Kuçi, Shkurte ia përsëriti atij këtë shprehje, duke shkaktuar të qeshura dhe reagime të menjëhershme.

Kjo fjali ishte bërë virale kohë më parë jashtë shtëpisë, pas një ngjarje që aktivistja kishte ndarë në një emision televiziv, duke u shndërruar në një ndër memet më të përhapura të rrjeteve sociale.

Me këtë rikthim të frazës ikonike, duket se Shkurte po sjell energjinë e saj karakteristike edhe brenda BBVK, ndërsa publiku ka nisur ta komentojë gjerësisht momentin në rrjet.

Këto janë vetëm ditët e para të konkurrentëve në këtë format, ku tani janë gjithsej 18. /nzoom.biz/