spot_img
11.8 C
Pristina
20/11/2025

Era e duhanit nuk del lehtë nga shtëpia, si të i’a bëni?

Era e tymit të duhanit është një nga aromat më kokëforta që mund të pushtojë një shtëpi.

Nuk ka rëndësi nëse ju e pini apo jo mjafton që  mysafirët të ndezin cigare në dhomë dhe aroma e rëndë përhapet në pëlhura, perde, qilima, madje dhe në mure, njofton nzoom.biz.

Dimrit situata bëhet më e vështirë, pasi ambientet brenda janë të mbyllura, ajri nuk qarkullon. Por, kziston një metodë që e heq këtë aromë, pa nevojën për pajisje të veçanta.

Bloggerja britanike Sophie Hinchliffe, e njohur për këshillat për mirëmbajtjen e shtëpisë, ka ndarë një truk të vjetër nga komuniteti i saj që ka bërë bujë.

Historia nis nga një grua që ishte shpërngulur e shtëpia ishte e mbushur me erë duhani nga pronarët e mëparshëm. Shumë sugjeruan bojë ose rinovim të plotë, asgjë s’funksionoi.

Zgjidhja më e thjeshtë rezultoi të ishte sapun me sheqer për pastrimin e mureve. Ky produkt heq shtresën e nikotinës që grumbullohet për vite dhe jep rezultat menjëherë. Para pastrimit të mureve, rekomandohet që të hiqni tekstilet – perde, jastëkë, batanije dhe qilima – pasi ato përthithin aromën më shpejt.

Ekzistojnë edhe metoda tjera, si bojërat që bllokojnë aromat a vendosja e qepëve të copëtuara në dhoma, janë të lodhshme, jo praktike ose s’japin rezultat të menjëhershëm.

Për një efekt të shpejtë, mjafton kombinimi i tre gjërave: enë me qymyr aktiv, tas me uthull dhe disa pika vaj esencial në ujë të ngrohtë. Këto neutralizojnë aromën në vend që ta mbulojnë, dhe rezultati ndihet brenda gjysmë ore.

Duke shtuar edhe një ajrosje të shkurtër, dhoma do të jetë e freskët dhe e pastër, edhe pas vizitave të mysafirëve që pinë duhan.

Nëse mysafirët e duhanit janë të shpeshtë, vendosni këta neutralizues në vendet ku qarkullon më shumë ajri. Mobiljet do t’ju falënderojnë, shtëpia do të mbetet e qetë, pa aromën e rëndë të tymit që zakonisht qëndron pas largimit të mysafirëve. /nzoom.biz/

 

 

 

 

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news