Kapiteni i Sllovakisë, Milan Skriniar, është prononcuar për uebsajtin zyrtar të kombëtares për shortin e hedhur në Cyrih të Zvicrës i cili e vendosi Kosovën si kundërshtar të tyre.

Ish-futbollisti i Interit e vlerësoi shumë kampanjën kualifikuese të Kosovës, duke thënë se për ta do të jetë një kundërshtar mjaft i vështirë, shkruan nzoom.biz.

Tutje tha se shpreson që fakti se do ta luajnë ndeshjen si vendas do të jetë një avantazh për të dhe shokët e skuadrës, duke u mbështetur në përkrahjen masovike të tifozëve.

“Nga të gjihë katër kundërshtarët ka qenë e vështirë të gjejmë një ekip me më pak kualitet. Të gjitha janë të balancuara. Kosova ka bërë kualifikime të shkëlqyera e nuk do ta kemi lehtë”. Ambienti në shtëpi padyshim se do të jetë avantazh. Me stadiumin e mbushur plot, ne do të japim 100 për qind nga vetja dhe do të përjetojmë mbrëmje magjike”.

“Bashkë me tifozët tanë, do të shkojmë afër arritjes së synimit të madh që kemi. Shihemi në mars”, deklaroi Skriniar. /nzoom.biz/