Këngëtari i njohur Mentor Haziri ka njoftuar daljen e tij nga garë në “Big Brother VIP Kosova 4”, vetëm pak më shumë se 24 orë pas hyrjes në shtëpi.
Arsyeja që e shtyu Hazirin të largohet është tepër personale dhe emocionale: ai ka humbur një të afërm – djalin e dajës së tij – dhe e kishte varrosur vetëm një ditë para se të hynte në format, shkruan nzoom.biz.
Gjatë njoftimit me banorët e tjerë, ai tha se kishte menduar se do ta përballonte izolimin dhe trysninë e lojës, por dhimbja ishte më e madhe se sa kishte pritur.
Ky vendim e bën Mentorin banorin me qëndrimin më të shkurtër në historinë e BBVK, duke lënë pas vetëm pak orë në shtëpinë më të famshme. Anabel Magazine
Banorët tjerë reaguan me mbështetje dhe ngushëllime, ndërsa largimi i tij ka shkaktuar emocion dhe diskutime te publiku, derisa ai reagoi përmes Instagram-it.
Ky është postimi i tij. /nzoom.biz/



