Era e trupit është një nga faktorët që formon përshtypjen e parë te të tjerët. Çdo person ka një profil unik të erës, si një gjurmë gishtash.
Gjatë viteve të fundit, kërkimet kanë treguar se ndodhen shumë faktorë, si personaliteti, shëndeti, hormonet dhe ushqimi, që ndikojnë në erën që lëshojmë, shkruan nzoom.biz.
Ushqimi ka ndikim të madh në erën e trupit, duke e përmirësuar ose përkeqësuar atë.
Kur konsumojmë ushqime si hudhra dhe qepët, ato ndihmojnë në krijimin e komponenteve sulfurikë që ndikojnë në erën e djersës dhe frymës. Përkundër asaj që mendojmë, disa kërkime sugjerojnë se hudhra mund të bëjë që djersa të jetë më tërheqëse për të tjerët.
Nga ana tjetër, perimet si brokoli, lulelakra dhe lakra janë të pasura me përbërës sulfurikë, të cilët mund të krijojnë një erë të pakëndshme. Perimet janë të dobishme për shëndetin, ato mund të ndikojnë në mënyrën se si na perceptojnë të tjerët.
Konsumimi i mishit dhe peshkut ndikojë në erën e trupit. Aminoacidet dhe yndyrnat që përmbajnë këto ushqime mund të shkaktojnë një erë më të fortë, duke ndërvepruar me bakteret e lëkurës. Sidoqoftë, disa studime kanë treguar se një dietë pa mish mund të ketë një ndikim më pozitiv në erën trupore.
Një faktor tjetër që ka efekt në erën është alkooli, ai jo vetëm që shkakton erë të pakëndshme nga fryma, por ndikon në djersën e trupit duke lëshuar kimikate të dëmshme.
Çdo faktor që lidhet me ushqimin, shëndetin dhe rutinën tonë higjenike ka ndikim në atë si perceptohemi nga të tjerët. Por, asnjëherë nuk ka një formulë të saktë për të përcaktuar se si do të ndikojë një ndryshim i tillë në tërheqjen që ushtrojmë. /nzoom.biz/


