Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka arritur një nivel shqetësues, ndërsa banorja më e re, Elijona Binakaj (18 vjeç), është bërë qendra e tensioneve.
Pas ngjarjeve të fundit, ku Elijona është parë e vendosur nën presion të vazhdueshëm dhe madje e bllokuar fizikisht nga disa banorë si Benita dhe Alba, familja e saj ka reaguar me urgjencë, shkruan nzoom.biz.
Përmes një deklarate, ata theksojnë se nuk bëhet fjalë më për lojë, por për veprime që rrezikojnë mirëqenien e vajzës:
“Kemi ndjekur me shqetësim disa situata ku Elijona është vendosur nën presion psikologjik. Veprimet që përfshijnë intimidim, heshtje të detyruar ose pengesa fizike janë të papranueshme për ne si familje.”
Familja kërkon që produksioni i Big Brother VIP të ndërhyjë menjëherë, duke ndaluar provokimet dhe duke garantuar një ambient të sigurt e të drejtë për Elijonën. Ata shtojnë:
“Elijona është aty për të konkurruar, jo për t’u përballur me presione që tejkalojnë kufijtë e lojës. Kërkojmë transparencë dhe reagim të menjëhershëm.”
Deklarata e plotë thekson rëndësinë e mirëqenies, sigurisë dhe mbrojtjes së të drejtave të banorëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për një pjesëmarrëse të re dhe me moshë delikate. /nzoom.biz/


