spot_img
2.3 C
Pristina
24/11/2025

4 veprime të ‘pahijshme’ që ndihmojnë trurin dhe shpirtin

Kufijtë në marrëdhëniet ndërpersonale janë jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Psikologët dhe ekspertët theksojnë se ata ndikojnë pozitivisht në mirëqenien tonë psikologjike dhe, fundja, janë thelbësorë për zhvillimin personal dhe kujdesin ndaj vetes.

Megjithatë, ndonjëherë mënyrat me të cilat i vendosim këta kufij mund t’u duken të tjerëve si “të ftohta”, po madje “të pasjellshme”. Sidoqoftë, pikërisht këto sjellje na ndihmojnë të ruajmë qetësinë mendore dhe të kujdesemi më mirë për veten.

Psikologia Stella Mazi vëren se kemi të drejtë të shprehim me mirësjellje dhe respekt atë që na vë në situatë të vështirë, pyetja është nëse do ta bëjmë vërtet këtë.

:1. Refuzimi i ftesave

Dëgjoni nevojat dhe trupin tuaj dhe mos hezitoni të thoni jo nëse nuk keni kohë, interes apo energji për të marrë pjesë në një event.

2. Sinqeriteti për çështjet financiare

Nëse diçka është jashtë buxhetit tuaj, mos ngurroni ta ndani këtë me miqtë. Ka plot mënyra për të festuar me njerëzit e dashur pa u ndier në siklet financiarisht.

3. Mosdisponueshmëria 24-orëshe

Kur ishte hera e fundit që e keni vendosur telefonin në ‘mute’ a në ‘modalitetin e aeroplanit’? Vetëm se mund të jeni të arritshëm, nuk do të thotë se duhet të jeni në humor për t’u përgjigjur mesazheve apo telefonatave. Mbroni kufijtë dhe kohën tuaj të lirë.

4. Përballja e ndershme me emocionet

Është më mirë të zhgënjesh dikë me një refuzim të sjellshëm sesa të pranosh diçka që të mbingarkon emocionalisht dhe mendërisht. /nzoom.biz/

 

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news