Këngëtarja shqiptare Poni ka reaguar pas vdekjes së artistit Shpat Kasapi.
Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram bisedën e fundit që kishte zhvilluar me Shpatin në Whatsapp, duke treguar lidhjen e ngushtë që kishin, njofton nzoom.biz.
Në një postim tjetër, Poni e përshkroi Shpatin si një djalë të çiltër, me zemër të bardhë dhe shumë njerëzor.
“Lajm i pabesueshëm dhe shumë i trishtë. Ngushëllimet më të sinqerta për nënën e tij,” shkruan ajo.



