Shumë njerëz besojnë se menstruacionet mund të sinkronizohen me ato të mikeshave, motrave apo të afërmve.
Por ekspertët e sfidojnë këtë ide.
Ideja e “sinkronizimit menstrual” u bë e njohur në vitet 1970 me studimin e Dr. Martha McClintock, e njohur si “Efekti McClintock”.
Ajo vëzhgoi studente që jetonin në konvikt dhe sugjeroi se ciklet e tyre përputheshin. Disa studime pasuese sugjeruan se feromonet mund të ndikojnë në këtë përputhje.
Studimet e fundit, tregojnë se nuk ekziston mekanizëm biologjik për sinkronizim.
Çfarë duket si përputhje është rastësi e perceptim i selektivizuar: kemi më shumë gjasa të vëmë re ciklet e atyre që janë afër nesh, duke krijuar iluzionin e sinkronizimit.
Shumë faktorë ndikojnë në ciklin menstrual:
Trupi (BMI e lartë mund të shkaktojë cikle të parregullta)
Mosha (adoleshentet dhe personat pranë menopauzës kanë cikle më të paqëndrueshme)
Stresi dhe gjendjet psikologjike
Ilaçet dhe kontraceptivët
Sëmundjet si tiroidja ose sindroma policistike ovariane
Stili i jetës: pirja e duhanit, alkooli, kafeina, dieta dhe aktiviteti fizik
Pra, periudhat nuk “sinkronizohen” me miken, është thjesht një mit popullor, i bazuar në rastësi dhe perceptim subjektiv. /nzoom.biz/


