spot_img
9.1 C
Pristina
26/11/2025

Nuk kishte si të mungonte, Afërdita me ngushëllim për Shpatin

Afërdita Dreshaj, e cila ka qenë prej vitesh në një lidhje me Shpat Kasapin, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur ngushëllimet e saj për lajmin e papritur se këngëtari u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, pas një arresti kardiak.

“PUSHO NË PAQE, SHPATI! NGUSHËLLIME FAMILJARËVE, MIQVE DHE KOMUNITETIT TË ARTIT SHQIPTAR”, SHKROI AJO NË FOTON BARDHË E ZI.

Afërdita dhe Shpati kanë qenë një ndër çiftet më të përfolura të showbiz-it. Ata u ndanë në vitin 2013 dhe asokohe u supozua se ndarja erdhi pas fotove ku Afërdita shfaqej me Leonardo di Caprio-n.

Shpat Kasapi u lind në Tetovë, nga dy prindër shqiptarë, babai nga Dibra e Madhe, ndërsa nëna nga Tetova. Karrierën muzikore e filloi që në moshë të re, në festivalet për fëmijë.

Në Shqipëri, u bë i njohur kryesisht pas pjesëmarrjes në Top Fest, ku u shndërrua një nga idhujt e adoleshentëve asokohe.

Gjatë viteve të tij në skenë, Shpat Kasapi u identifikua me disa këngë që u kthyen në hite që i rezistuan kohës, si “Valle Kosovare”, “Axhami”, “Kush të ndau prej meje”, “Falma” etj.

Ai la pas vetes një djalë 3-vjeçar, të cilin e kishte me Selvije Jao. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news