Muajt e dimrit sjellin ngrohtësi dhe qetësi në shtëpi, por kalimi i kohës brenda mund të krijojë aroma të ndryshme nga gatimi, lagështia apo pluhuri në tepihë dhe mobilie.
Edhe fshesa elektrike, edhe pse pastron, shpesh mban aromë të lodhur dhe të ndenjur, shkruan nzoom.biz.
Një zgjidhje e thjeshtë e natyrale është kanella. Një pecetë ose jastëk pambuku i lagur me pak ujë dhe i spërkatur me kanellë e vendosur në rezervuarin e fshesës elektrike përhap aromë të ëmbël dhe ngrohtë në gjithë shtëpinë, duke neutralizuar aromat e pakëndshme.
Përveç aromës, kanella ka vete antibakteriale dhe antimikrobiale, që ndihmon në eliminimin e mikrobeve në tepihë dhe mobilie. Ky trik është më natyral dhe më i këndshëm se aromatizuesit kimikë apo produktet komerciale.
Teksa pastroni, shtëpia merr një aromë të ngrohtë dhe të freskët, që rikthen ndjesinë e pastërtisë dhe qetësisë, duke kthyer dimrin në një kohë të këndshme dhe të rehatshme brenda shtëpisë. /nzoom.biz/


