Real Madridi po përgatitet për përballjen e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Olympiakosit në Pire, por tani ka pasiguri të shtuar rreth formacionit të tyre.
Jude Bellingham është lojtari më i fundit që ka shkaktuar shqetësim për shkak të lëndimit.
Los Blancos kanë një qendërmbrojtës të disponueshëm për ndeshjen, me Raul Asencion që pritet të luajë përkrah njërin nga Aurelien Tchouameni ose Alvaro Carreras në Greqi.
Antonio Rudiger ende nuk është rikuperuar nga operacioni, ndërsa David Alaba, Dean Huijsen dhe Eder Militao do të mbeten në dyshim deri javën e ardhshme.
Tani Bellingham është lojtari më i fundit që ka ngritur shqetësime tek stafi mjekësor i Real Madridit. Sipas Marca, ai ka një tendosje muskulore në pulpë, dhe tani është në dyshim për ndeshjen kundër Olympiakosit.
Ka shumë gjasa që Xabi Alonso të mos e rrezikojë gjendjen e tij fizike, por ai pritet të jetë të paktën në stol.
Bellingham s’është i lënduar në kuptimin e plotë të fjalës, rrezikon të lëndohet nëse luan.
Bellingham, humbi pjesën e shkurtër të parasezonit të Real Madridit pas një operacioni në shpatull, në javët e fundit ka filluar të rikthejë formën ka vetëm dy muaj që është rikthyer.
Thibaut Courtois dhe Dani Carvajal nuk kanë udhëtuar drejt Greqisë, i pari për shkak të gripit. Carvajal është mungesa e vetme afatgjatë në këtë moment, dhe ka mundësi që deri në fund të javës së ardhshme Los Blancos të kenë një skuadër plotësisht të kompletuar, përjashtuar mbrojtësin spanjoll.
Megjithatë, Alonso nuk do ta humbasë Bellingham, i cili shënoi e asistoi kundër Elches në barazimin 2-2 të së dielës në “Martinez Valero”.
Probleme për Realin, shqetësime për lëndim te Bellingham. /nzoom.biz/


