Marco Palestra po vazhdon të dëshmojë se është një talent i jashtëzakonshëm, një mbrojtës i djathtë i fuqishëm dhe një nga shpresat më të mëdha të futbollit italian.
Ai shkëlqeu në paraqitjen e tij me Cagliarin kundër Juventusit të shtunën mbrëma, dhe eksperti i Football Italia, Alfredo Pedulla, shpjegon arsyen pse Atalanta nuk pranoi ta lëshonte te “Zonja e Vjetër” gjatë verës.
Mbrojtësi 20-vjeçar ndaj Juventusit, ka treguar cilësi, personalitet dhe intensitet të lartë, sidomos në pjesën e parë, ku shpesh dominoi krahun e djathtë në “Allianz Stadium”.
Palestra tashmë është një emër shumë i kërkuar nga klubet e mëdha në Itali, dhe gjatë verës u raportua se Atalanta kishte refuzuar një ofertë konkrete nga Juventusi.
Atalanta mori vendim të qartë në korrik: ta dërgojë në huazim te Cagliari në marrëveshje të pastër për një sezon, me qëllimin që ta rikthejnë në maj me më shumë përvojë.
Klubi nga Bergamo e ka ditur se në duart kanë një diamant të ri, ndaj nuk kishin asnjë synim ta largonin përfundimisht. Zhvillimi i Palestrës po ecën me ritëm të shpejtë – një arsye më shumë pse Atalanta nuk kishte ndërmend ta linte të bashkohej me Juventusin.


