Flokët janë një aspekt i rëndësishëm i bukurisë së jashtme të një gruaje dhe një burri. Ato kanë tendencën të japin vetëbesim ose ta minimizojnë atë.
Përveç ushqimeve të nevojshme e të shëndetshme, njerëzit që kanë probleme me flokët duhet të kujdesen që të marrin vitaminat që mundësojnë flokë të dendur.
Vitamina H
Njihet ndryshe biotina është pjesë e grupit të vitaminave B, përdoret tek produktet kozmetike. Mungesa e saj shkakton rënie të flokët. Atë e gjeni te vezët dhe arrorët.
Vitamina A
Gjendet tek vezët e të brendshmet e viçit dhe lopës por edhe tek shumë fruta e perime. Kjo vitaminë është e dobishme për rritjen e flokut, mirëmbajtjen dhe për shëndetin e syve.
Hekuri
Garanton furnizimin e qelizave me oksigjen dhe ndihmon në krijimin e rruazave të kuqe të gjakut. Ai është i domosdoshëm për rritjen e një floku të dendur e të fortë.
Multivitaminat
Nëse keni probleme me flokët mund të merrni edhe multivitamina që përmbajnë vitaminat B6, vitaminat C, E, H, folat, biotinë, zink, magnez dhe sulfur. Suplementë të tillë ndihmojnë në rritjen e flokut të dendur.
Kura natyrale për rritjen e flokut
Ekspertët rekomandojnë përdorimin e vajrave esencialë si lavanda, jojoba, trumza, rozmarina, ato përdoren për masazhin e rrënjëve të flokut në mënyrë të rregullt duke mundësuar kështu qarkullimin më të mirë të gjakut.
Veza është një produkt tjetër që aplikohet në lëkurë e pasuron flokun me ushqyes të nevojshëm. Mielli i tërshërës përdoret si zbutës për flokë të brishtë dhe i bën më të fortë.
Ekspertët gjithashtu këshillojnë shmangien e solucioneve pastruese që përmbajnë substanca kimike që dëmtojnë flokët. /nzoom.biz/


