spot_img
5.1 C
Pristina
02/12/2025

Aksident i befasishëm, bashkëshorti i Anjeza Shahinit pëson lëndime

Anjeza Shahini ka shqetësuar ndjekësit e saj pasi ka bërë publik një episod të rëndë që i ka ndodhur familjes.

Në një Instagram Story, ajo publikoi një foto të bashkëshortit, i cili shfaqej me sy të lënduar dhe të mbuluar me gjak, pas një aksidenti të befasishëm në orët e para të mëngjesit, njofton nzoom.biz.

Sipas Anjezës, bashkëshorti i saj është goditur nga një biciklist i papërgjegjshëm, duke shkaktuar plagë që kërkuan ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

Fatmirësisht, situata nuk ka qenë më e rëndë. Artistja njoftoi se ai ka marrë vetëm disa qepje të vogla dhe aktualisht ndodhet në pushim për t’u rikuperuar. “Gjithçka është nën kontroll. I janë bërë disa qepje dhe tani i duhet vetëm të pushojë,” shkroi ajo.

Megjithatë, mesazhi që këngëtarja dëshiroi të përcillte ishte më i thellë: një thirrje për vetëdijësim dhe kujdes në përditshmëri.

“Faleminderit Zotit që gjithçka është në rregull. Vetëm një kujtesë: mjafton një sekond dhe jeta mund të ndryshojë përgjithmonë. Ju lutemi, qëndroni të kujdesshëm dhe mbajini të tjerët sa më të sigurt,” shkroi Anjeza.

Ky episod na rikujton se sa e brishtë është jeta dhe sa e rëndësishme është kujdesi në çdo moment. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news